Timo Werner ka thënë se ai më shumë preferon të lëviz jashtë vendite se sa të kalojë te rivalët e RB Leipzig te kryesuesin e kampionatit Bayern Munich.

Sky Sport Italia shkruan se shumë klube janë vënë pas Werner si: Inter, Juventus, Liverpool e Barcelona, por edhe Bayern.


"Bayern është një klub i shkëlqyeshëm, nuk ka nevojë të flasim për këtë".

werner

"Hansi Flick gjithashtu ka dëshmuar këtë sezon se është një trajner shumë i mirë. Por nëse duhet të ndryshoj përsëri klub, më mirë do të shkoja jashtë vendit sesa në Bayern”, ka thënë ai për Bild.

Drejtori sportiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka thënë se nuk do të ketë zbritje të çmimit për sulmuesin.

Ai tha se as për Timo Werner e as për Dayot Upamecano nuk do të këtë ulje të çmimit.

verner e1507216146522

Werner ka shënuar 27 gola këtë sezon dhe është nën kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2023.

Çmimi i tij vlerësohet të jetë 70 milionë euro. /Telegrafi/