Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger këmbëngul se nuk ka pasur qasje nga Manchester Unitedi për Mesut Ozilin.

Mesfushori gjerman është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nga qeshori i vitit 2018 pritet të mbetet pa kontratë.


Kështu, Ozil ka qenë i lidhur me Unitedin, me Jose Mourinhon që thuhet se e ka të preferuarin e tij.

Megjithatë, Wenger ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi se Unitedi i ka telefonuar për të pyetur rreth disponueshmërisë së tij.

wenger ozil Wenger dhe Ozil nuk po gëzojnë më marrëdhënie të mirë mes vete (Getty Images)

"Sidoqoftë, asnjëherë nuk na është afruar nga Man United, kështu që nuk e kuptoj se pse doli kjo dhe kush e gjeti këtë", ka thënë fillimisht Wenger.

"Është gjithmonë diçka që është krijuar, deri në fund të sezonit, me siguri [ai do të qëndrojë]".

"Pjesa tjetër është e hapur", përfundoi trajneri francez i Topçinjve.

Për Ozilin interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona, që thuhet se janë gati të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e tij gjatë janarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app