LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Arsenali në luftë për titull

Wenger: Arsenali në luftë për titull

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk beson se lufta për titull në Ligën Premier është e përfunduar.

Ekipi londinez ka qenë në luftë për titull por rezultatet jo të qëndrueshme kanë përjashtuar Arsenalin nga gara me 13 pikë më pak se Leicesteri, me një ndeshje më pak.

“Ne duhet të hymë në ecuri të mirë. Ka shumë presion, tepër presioin në ekipet që janë përreth nesh”.

“Thuhet se lufta për titull ka përfunduar, por nuk mendoj se ka përfunduar. Ne duhet të luftojmë e të fitojmë nga tash deri në fund të sezonit”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/