Ndarja e bukuroshes Wanda Nara nga futbollisti Mauro Icardi bëri bujë të madhe në media.
Modelja e famshme ishte protagonistja e kësaj fundjave televizive italiane.
Të shtunën e 5 nëntorit ajo ishte kërcimtare për një natë në “Dancing With the Stars” në Rai 1 dhe më pas ishte e ftuar në “Verissimo”, në Canale 5, ku i tha Silvia Toffanit se përse u nda nga Mauro Icardi.
“Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm me djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën”, ka thënë ajo.
Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi dhe mendova për qetësinë e fëmijëve, ndaj thashë ‘mjaft’.
Ajo tregon se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohon thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante.
“Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive”.
Në fund, biondja e mbyll rrëfimin duke thënë disa fjalë për ish-partnerin: “E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve”.
“Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan”. /Telegrafi/