Legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të miratojë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjë e cila ishte edhe parakusht për liberalizim të vizave. Mirëpo, miku i madh i Kosovës, William Walker, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kufirit Kosovë-Serbi, sesa atij me Malin e Zi.
Walker ka thënë se për çështjen e Demarkacionit udhëheqësit politikë duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, e jo të Bashkësisë Ndërkombëtare.
“Bashkësia Ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve dhe kjo është gjë e mirë, por atëherë do të dëshiroja që ata t’i kushtojnë më shumë vëmendje kufirit në mes të Serbisë dhe Kosovës në vend të kufirit me Malin e Zi. Unë nuk e kam studiuar problemin e kufirit, se kush ka të drejtë e kush jo, por për mendimin tim ky duhet të jetë vendim i popullit të Kosovës, dhe udhëheqësit politikë duhet ta dëgjojnë zërin e popullit, e jo të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Walker, për Ekonomia Online.
Ndërsa, për liberalizimit të vizave, ai ka thënë se fakti që kosovarët ende duhet të marrin viza për të udhëtuar jashtë vendi është gjë e pakuptimtë.
Walker ka folur edhe për klasën politike në vend, duke u shprehur i zhgënjyer me rezultatet e qeverisjes në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
“Më kujtohet viti 2008 kur u shpall pavarësia dhe unë isha në këtë rrugë. Secili në Kosovë po festonte, dhe shpresat ishin aq të mëdha për pavarësinë, e cila kishte ardhur pas pritjes dhe lutjeve për vite të tëra. Nuk më pëlqen ta them, por nuk besoj që ato pritje janë realizuar. E di që progresi merr kohë, por unë kam shpresuar për progres shumë më të madh në një Kosovë demokratike dhe anëtare të plotë të familjes evropiane”, është shprehur ai.
Për mungesë të këtij progresi, ai e fajëson klasën politike që ka qeverisur me vendin, si dhe bashkësinë ndërkombëtare, ndërsa popullin e Kosovës nuk e bën fajtor për këtë ngecje, pasi që siç thotë ai, njerëzit në Kosovë janë punëtorë dhe ndërmarrës, dhe janë të gatshëm që të punojnë për të mirën e vendit, por që për arsye të ndryshme kjo u pamundësohet.
“Ju keni këshilltarë të huaj të cilët u tregojnë se çka duhet të bëni për të shkuar drejt Bashkimit Evropian, dhe mendoj që në këtë drejtim po bëhen shumë gabime. Kurse shumica e udhëheqësve politikë në këto 10 vitet e fundit, me sa duket kanë hyrë në politikë për arsyet e gabuara: për përfitime personale, të familjes dhe klanit të tyre, dhe jo për të mirën e Kosovës”, ka thënë Walker.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë