Vicky Leta dhe Bob Al-Greene janë dy ilustrues nga një studio në Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar në detaje, se cili prej këtyre të dy tabletëve është më i mirë.
Të dy rivalët, si Wacom ashtu edhe iPad Pro, janë shumë të fuqishmë dhe ofrojnë mundësi të duhura për ilustrim, mirëpo, është një prej tyre që është më i përshtatshëm, transmeton Telegrafi.
Nëse ilustrimi është primar për një përdorues, atëherë rekomandohet Wacom me laps, që mund të blihet për 179 dollarë, në përmasat më të vogla.
Ata që duan të kenë më shumë hapësirë, mund ta porosisin me masën mesme për 399, apo formatin më të madh për 599 dollarë.
Tableti iPad Pro është shumë më i gjithanshëm dhe ofron më shumë opsione, ndërsa mund të blihet nga Apple për 799 dollarë në formatin më të vogël, apo 999 dollarë, për ekranin më të gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth – Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump