“Lëvizja VETËVENDOSJE!i uron Vitin e Ri të gjithë familjarëve e miqve të aktivistëve të cilët në këto momente janë duke u mbajtur në paraburgim, Trim Gashit, Valdrin Ahmetit, Besnik Zeqirajt dhe Nol Nushit. Po ashtu, ua urojmë festën duke i falënderuar gjithë aktivistët që janë në arrest shtëpiak, dhe ata që kanë sakrifikuar e kanë pësuar përballë sfidave në të cilat kemi hasur në vitin 2015, si dhe të gjithë mbështetësit tanë. Viti 2016 do të jetë viti i fitores së demokracisë, drejtësisë, lirisë dhe bashkimit për të cilat i kemi bërë këto sakrifica. Ju urojmë gëzime!” (sic.), thuhet në komunikatë.