LAJMI I FUNDIT:

VV: Qeveria kuislinge e Mustafës s’ka legjitimitet për t’i vazhduar negociatat

VV: Qeveria kuislinge e Mustafës s’ka legjitimitet për t’i vazhduar negociatat

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësimin lidhur me arritjen e marrëveshjes së fundit në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja që lejon dokumentet e Serbisë në Kosovë është “marrëveshje prej Zajednice”, siç është i tillë edhe procesi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Qeveria kuislinge e Isa Mustafës, pas shpalljes antikushtetuese të Marrëveshjes për “Zajednicën”nuk ka më kurrfarë legjitimiteti për të biseduar apo lidhur marrëveshje me askënd në emër të Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të pranohet.


“Ia bëjmë me dije Qeverisë së Rashkës se asnjë marrëveshje që legalizon dokumentet e lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë nuk do të pranohet nga qytetarët e vendit; se nuk mund të ketë kurrfarë vizitash “korrekte” të zyrtarëve nga Serbia, përderisa Serbia si shtet është shovinist ndaj Republikës së Kosovës”, thekson VV.

Më tej VV-ja ka shtuar se marrëveshjet në Bruksel i ka karakterizuar një mungesë e madhe transparence.

“Ne e dimë nga historiku i negociatave se mungesa e transparencës përveç që është problem në vete, është indikacion për përmbajtjen e dëmshme të rezultatit. Kështu ka qenë me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tash, nga Plani i Ahtisaarit deri tek Marrëveshja për “Zajednicën”. Ku nuk ka pasur transparencë në fillim, s’ka pasur as llogaridhënie pastaj”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori