LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria dhe Norwalk i SHBA-së lidhin marrëveshje binjakëzimi

Vushtrria dhe Norwalk i SHBA-së lidhin marrëveshje binjakëzimi

Në një ceremoni të zhvilluar në kalanë e qytetit të Vushtrrisë ku kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Shtetit dhe ushtrisë së Iowa-së të SHBA-së, si dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, të enjten mbrëma është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit mes qytetit të Vushtrrisë dhe atij Norwalk të SHBA-ve.

Kjo marrëveshje është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetarit të qytetit Norwalk, Tom Philips, të cili po ashtu i është dorëzuar njeherit edhe çelësi i qytetit të Vushtrrisë, pasi që nga Kuvendi i Komunës , është shpallur Qytetarë Nderi i Vushtrrisë, bën të ditur një njoftim nga Komuna e Vushtrrisë.

Këtë marrëveshje Tahiri e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për qytetarët, fermerët, bizneset dhe nxënësit e Vushtrrisë.


Derisa homologu i tij nga qyteti i Norwalkut tha se ekipi i tij kanë punuar plotë dy vite për të ardhur deri te zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje synojnë që të arrijnë bashkëpunim konkret dhe përfitime në zhvillimin ekonomik, lidhje mes dy qeverive komunale, edukim e fusha tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori