LAJMI I FUNDIT:

Vuniqi: Kosova po i përgjigjet ofensivës diplomatike serbe

Vuniqi: Kosova po i përgjigjet ofensivës diplomatike serbe

Republika e Kosovës po i kundërpërgjigjet shpejt dhe në mënyrë të duhur ofensivës diplomatike serbe për revokimin e njohjeve.

Kështu ka thënë për gazetën “Epoka e re” zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi.

“Procesi i njohjes së Kosovës është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme të Kosovës. Kjo nuk është diçka e mirëpritur nga Serbia dhe duke sulmuar këtë proces, Serbia përpiqet ta vazhdojë politikën e vjetër të njohur për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Kosova është e pavarur dhe e njohur nga 116 vende dhe, si e tillë, do të vazhdojë ta rrisë angazhimin dypalësh me të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar shpejt dhe me sukses në përpjekjet e Serbisë për ta revokuar njohjen e Kosovës”, ka thënë Vuniqi.


Kurse profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka thënë për gazetën se diplomacia e Kosovës duhet të jetë më aktive dhe më e koordinuar në këtë drejtim.

“Serbia që nga 17 shkurti i vitit 2008 nuk ka reshtur së punuari për minimin e pavarësisë së Kosovës, e sidomos në planin ndërkombëtar. Fatmirësisht, efektet e këtij lobimi serb jo gjithmonë kanë arritur efektet e tyre, edhe për faktin e mbështetjes së madhe të diplomacisë së shteteve të fuqishme mike të Kosovës, por edhe falë aktiviteteve të diplomacisë së Kosovës. Kjo e fundit ka mundur dhe mund të jetë më aktive, më e koordinuar dhe më e efektshme. Duhet më shumë aktivitete të diplomacisë zyrtare të shtetit të Kosovës, të diplomacisë parlamentare, edhe të diplomacisë publike”, ka thënë Gashi.

Para dy dite shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, ka kërkuar sërish nga homologia e tij e Ganës që ta rishikojë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet.

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori