Për Kosovën Polonia mbetet një aleat strategjik në Evropë dhe më gjerë, andaj me qëllimin e thellimit të mëtejme të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve vendi ynë ka shprehur interesimin e lartë për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe për të shqyrtuar mundësitë e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Varshavë.
Kështu ka thënë zëvendësministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, pas një pritje që i bëri delegacionit të lartë shtetëror polak, të kryesuar nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek.
“Siç ka theksuar edhe Ministri Pacolli, vendosja e themeleve solide në lidhjet politike dhe ekonomike midis Kosovës dhe Polonisë janë dy nga prioritetet e Kosovës. Avancimi i marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Polonisë është në përputhje të plotë me parimin e politikës së jashtme të Polonisë për të mbështetur integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Vuniqi.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar edhe mbi agjendën evropiane, respektivisht zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (SAA), marrëveshjes Kosovë-BE mbi programet e BE-së, liberalizimin e vizave, procesin e Berlinit, Dialogun me Serbinë, ndërkohë që është kërkuar edhe mbështetja e shtetit polak për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Qëllimi i kësaj vizite zyrtare të delegacionit të lartë të shtetit polak në vendin tonë ishte fillimi i përgatitjeve të Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Poznan të Polonisë.
“Rreth Procesit të Berlinit, ju përgëzoj që do të jeni nikoqir i Samitit të Ardhshëm, dhe besoj se do të kontribuoni, që të kemi të arritura akoma më konkrete. Ne jemi të gatshëm që të punojmë shumë ngushtë në këtë drejtim”, ka thënë Vuniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij