LAJMI I FUNDIT:

“Vullnet dhe kënaqësi për dhunë shtazarake”, Januzaj përshkruan sadizmin e UDB-ashit Asllan Sllamniku

“Vullnet dhe kënaqësi për dhunë shtazarake”, Januzaj përshkruan sadizmin e UDB-ashit Asllan Sllamniku

Januz Januzaj, ish i burgosur politik, ka ndarë rrëfimin e tij mbi sadizmin dhe dhunën e përjetuar nga shqiptarët e UDB-së gjatë burgosjes së tij në vitin 1981.

Januzaj, i cili ishte një student 23-vjeçar në prag të diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë, u arrestua para rreth 44 vjetësh – pas demonstratave të 81-shit – nga milicia serbo-jugosllave.

Ai përmend emra konkretë si Istref Sadiku dhe Hamdi Bujupaj, të cilët si pjesë e UDB-së e morën në pyetje dhe më pas e transferuan në Prishtinë për hetime të mëtejshme.


“Ka ardhur milicia, kanë qenë shqiptarë. Aty kanë ardhur, tre kanë ndenjur të dera, dy kanë ardhur në shtëpi. Ramë Demaj ka qenë shef i policisë atëherë, edhe Istref Sadikaj ka qenë një punëtor i UDB-së, i Istogut. Aty nuk kanë ushtruar ndonjë veprimtare kush e di të dhunshme, përveç një kontrolli. Më kanë dërguar në Pejë, prej Pejës mandej në Prishtinë.

Më kanë marrë në pyetje dy punëtorë të UDB-së, Istref Sadiku dhe Hamdi Bujupaj. Por e kanë parë të arsyeshme që pasi unë i kam njohur më mirë që të më dërgojnë në Prishtinë. Istref Sadiku, në vitin e parë të gjimnazit e kam pasur profesor. Tha ‘ti diçka kë bërë, kot nuk të marrim ne’. Ka mundësi që ka pasur të dhënë që unë duhem të burgosem dhe për më shumë nuk i kanë thënë eprorët e tij.

Në Istog jam mbajtur rreth një orë. Në Pejë ndoshta dy orë… pastaj në Prishtinë… Kërkonin se ‘si je sjell gjatë demonstratave, a ke qenë, a njehe dikë që ka marrë pjesë’”, ka thënë Januzaj në “Debat Plus”.

Në Prishtinë, Januzaj u përball me një torturues sadist, Asllan Sllamniku, i cili për gati tre muaj rresht e keqtrajtoi fizikisht dhe psikikisht.

Januzaj përshkruan torturat e vazhdueshme gjatë natës, kur trupi dhe mendja e tij ishin në pikën e lodhjes ekstreme.

“Në zyret që e UDB-së, menjëherë prej rrugës, prej veturës drejt e aty më kanë dërguar… në zyre më ka pritur, mandej e kam kuptuar, pasi ka ushtruar dhunë shtazarake për tre muaj gati rresht, Asllan Sllamniku. Dhe më një sjellje çnjerëzore më ka than do ta shohim, dhe menjëherë përmes hyrjes që ka qenë një derë e veçantë që të na kanë marrë çdo herë në pyetje, prej burgut në zyret e UDB-së. Dhe mandej ka filluar të nesërmen ka filluar ceremonia që vetëm ai ka ditur ta bëjë ashtu.

Thuajse për çdo, po zakonisht natën më ka marrë në pyetje. deri roit e vona, pasmesnatës. Kur njeriu lodhet edhe psikikisht, jo që nuk ki mundësi të hash diçka, kur përveç dhunës fizike dikur edhe është edhe lodhja mendore”, ka treguar ish i burgosuri politik.

Kjo dhunë çnjerëzore, sipas Januzajt, nuk ishte thjesht për të marrë informacione, por për të shkatërruar tërësisht një individ që kërkonte të drejtat e tij dhe të popullit të tij.

“Nuk di ta shpjegoj, vullnetin dhe kënaqësinë tij (për torture) ndaj meje. Një djalosh 23-vjeçar, që sapo isha afër diplomimit, me kishin mbetur edhe 4 provime të diplomoja në fakultet të drejtësisë. Dhe me zhvishte të tërin dhe më godite me disa shufra që i ka pasur në zyre. Do shufra që i ngjanin, shufrave të bejsbollit edhe sikur nuk i mjaftonin këto, i përdorte edhe grushtet dhe duart e tij. Ai ka menduar edhe të më shkatërrojë sepse të nxjerr diçka, edhe nuk ka pasur ndonjë gjë, un thosha e kemi organizuar këtë protestë, protesta në mensë ka kaluar në demonstrata. Ne nuk jemi armiq të ndonjë kombi, ne i kemi kërkuar të drejtat tona. Ai këtë e dinte, ai kërkonte kush qëndronte pas nesh. Ai fshihej sikur është shpjegim, pas asaj se kush qëndron pas kësaj që ta arsyetoj dhunën e vet. Ose të arsyetohet para vartësve të tij, që ishin serbë”, ka thënë Januzaj.

Januzaj përmendi edhe dy shqiptarë që ishin pjesë e UDB-së: Xhavitin (mbiemrin e të cilit nuk e kujton) dhe Baftiun (për të cilin beson se ishte nga Presheva, dhe sipas deklaratave të ish-burgosurve të tjerë në emisionin “Debat Plus”, mund të ketë pasur mbiemrin Jakupi).

Ai theksoi se, ndonëse disa serbë ishin të pranishëm gjatë torturave, ata nuk morën pjesë në to, duke e bërë më të vështirë faktin që dhuna u krye nga bashkëkombësit e tij shqiptarë.

“Ka qenë një Xhavit dhe një Bafti, me gjasë mos ka qenë i anës së Preshevës. Sepse ka ardhur një herë në burg në Beograd tek unë. Nuk e di mbiemrin  tij, as të Xhaviti. Kanë qenë të ulur edhe një ose dy serbë, por serbët nuk akne përdorur dhunë ndaj meje. Kjo është ajo, gjëja e mjerueshme”, ka shtuar Januzaj.

Ish i burgosuri politik theksoi se torturat vazhduan për tre muaj deri në ditën kur u paraqit në gjyq.

“Deri në ditën kur kemi dal në gjyq”, raporton RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori