Vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të Hawaiit ka shpërthyer përsëri, duke hedhur llavë deri në 30 metra lartësi.

Ky është shpërthimi i 31-të brenda më pak se një viti, duke e bërë Kilauean një nga vullkanet më aktivë në botë.


Pamjet e publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme të shpërthimit.

Autoritetet njoftuan se aktiviteti i fundit nuk ka kërcënuar banesat përreth.

Megjithatë, ekspertët vazhdojnë monitorimin e situatës për çdo rrezik të mundshëm.

Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë vigjilentë për shkak të ndotjes së ajrit nga gazrat vullkanikë. /Telegrafi/