LAJMI I FUNDIT:

Vulin po kërkon demarkacionin e Serbisë me Kosovën

Vulin po kërkon demarkacionin e Serbisë me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë një zgjidhje kompromisi me Kosovën është “demarkacioni dhe ndalimi i përhapjes së Shqipërisë së Madhe”.

Vulin, në një intervistë për gazetën “Kurir”, ka thënë se pret që Prishtina t’i vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të ndërprerë dialogun.

“Ata e dinë se negociatat me Vuçiqin nuk janë të mira për ta, dhe këtë e pranojnë me vështirësi”, ka thënë Vulin, përcjell Telegrafi.


I pyetur se si as pas gjashtë muajsh nga vrasja Oliver Ivanoviqit, nuk ka ndonjë rezultat nga hetuesia, ai tha se “Prishtinës dhe një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar u konvenon që të mos arrihet deri tek zgjidhja” e rastit.

“Do të doja të kishim kontroll të plotë që do të na mundësonte ta zgjidhim krimin, por nuk e kemi,  prandaj mundësitë tona janë ngushtuar”, tha Vulin, duke shtuar se “ata nuk do të ndalojnë kërkimet për vrasësit e Ivanoviqit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori