LAJMI I FUNDIT:

Vulin i përgjigjet Hoxhajt: Kosovën po e destabilizojnë vrasjet dhe përpjekja për shfuqizimin e Speciales

Vulin i përgjigjet Hoxhajt: Kosovën po e destabilizojnë vrasjet dhe përpjekja për shfuqizimin e Speciales

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se “gjendjen në Kosovë po e destabilizojnë vrasjet, siç është atentati ndaj Oliver Ivanoviqit, si dhe përpjekjet e shqiptarëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe për të mos lejuar që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krimet e luftës ndaj serbëve”.

Këtë deklaratë ministri serb i Mbrojtjes e ka bërë duke iu përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se deklaratat e Ministrit serb të Mbrojtjes, Alesandar Vulin, paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.

Aleksandar Vulin i ka thënë Tanjugut se “destabilizimin e Kosovës po e shkakton fakti se që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në ‘krahinën jugore’ deri më tani janë vrarë më shumë se një mijë serbë dhe për këtë, siç thotë ai, pothuajse askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, përcjell Telegrafi.


“Destabilizimin e Kosovës po e shkaktojnë ata që besojnë se çdo krim kundër serbëve është i lejuar dhe se duhet të mos ndëshkohet. Ushtria Serbe dhe shteti serb gjithmonë do të kujdesen për çdo pjesë të territorit të tyre, gjë që edhe ‘Kosova e Metohia’ është, sipas Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë”,  ka porositur Vulin pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Krainës.

Pas deklarimeve të ministrit serb se” Ushtria e Serbisë me vëmendje po e vëzhgon situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postim në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar deklaratat e tilla si kërcënim për Kosovën, shkruan Telegrafi.

“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka thënë Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori