LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Në Kosovë s’ka forcë tjetër ushtarake pos KFOR-it

Vulin: Në Kosovë s’ka forcë tjetër ushtarake pos KFOR-it

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në takimin me gjeneralin amerikan në NATO, theksoi ndër të tjera se KFOR-i është e vetmja forcë ushtarake në Kosovë.

Veç tjerash, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në takimin me gjeneralin e NATO-s, Curtis Scaparrotti, deklaroi se përcaktimi strategjik të tij është ta mbajë statusin e forcave neutrale, transmeton RTK raportimin e medieve të Beogradit.

Ndërkohë që, në anën tjetër, theksoi ministri Vulin, “kemi dëshirë të kemi bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë në ruajtjen e paqes e të sigurisë në botë”, njoftojnë mediat serbe.


“Prandaj, lidhur me këtë, Serbia është e interesuar të ketë bashkëpunim me NATO-n, në kuadër të Partneritetit për Paqe”, theksoi ministri Vulin.

Në takim u potencua edhe bashkëpunimi i ushtrisë serbe me forcat e KFOR-it, si forcë ushtarake që garanton paqen e sigurinë në vend, që u vlerësua si bashkëpunim i një niveli të lartë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, theksoi se KFOR-i është i vetmi institucion ushtarak në Kosovë dhe se tjetër forcë ushtarake në Kosovë nuk ka.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori