Aleksandar Vuçiq tha se Rusia ka paralajmëruar udhëheqjen e vendit për trazirat masive në atë vende, të cilat janë organizuar nga përfaqësues të vendeve perëndimore.
Këtë e ka thënë presidenti serb para gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje se a po përgatit Perëndimi aksione në territorin e Serbisë me qëllim të kryerjes së grusht shtetit, shkruan index.hr.
“Sot kemi marrë informacion zyrtar nga Federata Ruse, i cili është transmetuar dhe ka kaluar nëpër kanale zyrtare. Këtë informacion e kemi marrë, po merremi me të. Përgjegjëse është Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (SOA), njerëz të specializuar në këtë si në qeverinë serbe ashtu edhe në të gjitha vendet e tjera, ata e bëjnë punën e tyre”, tha Vuçiq.
“Ata që ëndërrojnë se do të arrijnë diçka me forcë nuk do ta bëjnë. Serbia po ecën përpara në mënyrë të pashmangshme, ata nuk mund ta ndalojnë atë. Dhe nuk do të ndalet. Dhe askush nuk do ta ndalojë më kurrë. Ky është mesazhi im për të gjithë. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen, fare nuk kanë pse të shqetësohen. Në shtëpi le të shikojnë basketbollistët tanë…”, ka përfunduar presidenti i Serbisë.
Theksojmë gazeta që kontrollohet prej regjimit, Veçernje Novosti njoftoi se përfaqësuesit e opozitës properëndimore në Serbi janë të gatshëm të përdorin protestat kundër minierës së litiumit të planifikuar për 10 gusht në Beograd për të pushtuar pallatin presidencial, për të eliminuar kreun e shtetit dhe për të nisur skenarin ukrainas.
Ndryshe, Vuçiq me dhjetëra herë ka deklaruar se po përgatitet një “grusht shtet” në Serbi ndërsa gazetarët e lajmeve serioze shkruanin satira në vend të njoftimeve ‘serioze’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë