LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Serbia dëshiron të shmangë çdo mundësi përshkallëzimi apo konflikti me Kosovën

Vuçiq: Serbia dëshiron të shmangë çdo mundësi përshkallëzimi apo konflikti me Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg ka takuar sot në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb ka pohuar se me kreun e NATO-s ka diskutuar se çfarë po ndodh në Kosovë dhe ka shtuar se roli i KFOR-it është i rëndësishëm për Serbinë.

Ai falënderoi Stoltenbergun se ka shprehur dëshirën për të dëgjuar qëndrimin e Serbisë, raporton N1.


“Ne do të vazhdojmë ta respektojmë mandatin e KFOR-it në përputhje me normat ndërkombëtare dhe besoj se do të gjejmë mirëkuptimin e Stoltenberg dhe të gjithë NATO-s. Për Serbinë, paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare”, tha presidenti serb në konferencën për shtyp, transmeton Telegrafi.

Stoltenberg pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet siguria
Lexo po ashtu Stoltenberg pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet siguria

Ai tha se bisedimet e nesërme në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të jenë të vështira.

Ai shtoi se Serbia dëshiron të shmangë “çdo mundësi përshkallëzimi apo konflikti”. “Ne jemi sjellë me përgjegjësi, nuk kemi shkaktuar provokime apo incidente”, ka theksuar Vuçiq.

“Ne kemi treguar se çfarë është e rëndësishme për popullin tonë në Kosovë. Ua kam dorëzuar listën e inkursioneve të njësive speciale të Prishtinës në veri për të cilat duhet të kenë leje, listën e të gjitha incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve. Le të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka përsëritur edhe një herë i pari i shtetit serb.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se roli i Aleancës në Kosovë bazohet në një mandat të qartë dhe se përgjegjësia e KFOR-it është të jetë një faktor neutral që garanton sigurinë e të gjitha komuniteteve.

“Prandaj jemi të kujdesshëm… Ne mbështesim dialogun nën patronazhin e BE-së… Nuk do të përfshihemi dhe përzihemi, do të jemi akter neutral”, theksoi Stoltenberg.

Vuçiq theksoi se ushtria dhe policia serbe nuk e kaluan kurrë vijën administrative

“I jam mirënjohës NATO-s që nuk ka dalë me gënjeshtra. Serbia nuk ka nevojë për bazat ushtarake të askujt, Serbia është ushtarakisht neutrale, ajo dëshiron të sigurojë qiellin e saj, paqen e saj”, tha Vuçiq në përgjigje të një pyetjeje për hapjen e një baze ushtarake ruse në Serbi.

Stoltenberg tha se gjithmonë ekziston rreziku i përshkallëzimit të konfliktit, prandaj, siç theksoi ai, është e rëndësishme që takime të tilla të zhvillohen sot dhe nesër.

Ndryshe, Stoltenberg ka pasur një takim gjatë ditës së sotme edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiq gjatë ditës së nesërme do të takohen në Bruksel në kuadër të të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori