Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, porositi serbët e Kosovës se në shtator do të vijë për vizitë në Kosovë që të bisedojë me ta për të ardhmen e saj, ndërsa paralajmëroi projekte të reja infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit.
Ai tha se asnjë vendim nuk do të merret pa serbët e Kosovës.
“Asnjë vendim nuk do ta marrim pa ju dhe unë vij në Kosovë në shtator, pasi dua të bisedoj me të gjithë ju dhe t’ju them se cilat do të jenë të rejat në bisedimet rreth të ardhmes së Kosovës, që të planifikojmë së bashku, të ndërtojmë së bashku dhe të jetojmë bashkërisht”, tha Vuçiq i cili përmes telefonit iu drejtua të pranishmëve në takimin e Listës Serbe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.
Ai paralajmëroi se Serbia këtë dhe vitin e ardhshëm do të fillojë me realizimin e projekteve infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit që kanë të bëjnë me ujësjellësin, kanalizimin, si dhe se do të investohet më shumë para se kurrë.
“Unë nuk do të flas shumë përveç se këtë vit, si dhe vitin e ardhshëm, do të fillojnë projektet më të mëdha të infrastrukturës në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit. Do të bëjmë ujësjellëse, kanalizime dhe gjithçka tjetër. Do të bëjmë më shumë se sa kemi bërë ndonjëherë, sepse duam të dëshmojmë se kemi qenë pranë popullit tonë, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë”, tha ai.
Vuçiq, po ashtu, premtoi se do të ndërtojë çerdhe për fëmijë në Shtërpcë e deri te ujësjellësi në Zubin Potoku.
“Sa i përket zgjidhjes, ne jemi larg nga çdo zgjidhje, por ne do të vazhdojmë të luftojmë, andaj ju kërkoj ndihmë, sepse e dini më mirë se kush po lufton për Kosovën dhe ju e dini se kush është me ju”, tha Vuçiq.
Ai, gjatë kësaj paraqitje telefonike rreth katër minutëshe, ka kritikuar opozitën dhe kundërshtarët tjerë, ndërsa premtoi se do të realizojë të gjitha projektet për të cilat do të kenë nevojë qytetarët nëpër të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Ndërsa, Marko Gjuriq, ka garantuar se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, serbët do të kenë më shumë siguri, mbështetje, para dhe gjithçka tjetër.
Në anën tjetër, sekretari gjeneral i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, e ka quajtur popullin serb të Kosovës argumentin më të mirë, pa të cilin askush në Beograd s’do të kishte pasur çka të punojë dhe as të flasë.
Sipas tij, disa përfaqësues të opozitës serbe, anëtarë të Kishës ortodokse serbe, por edhe aktivistet e njohura serbe Natasha Kandiq e Sonja Biserko, janë renditur në të njëjtin tabor vetëm për t’i bindur të gjithë në Serbi se më mirë është që Kosova në kufijtë ekzistues të mos preket dhe të mbetet shqiptare. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë