Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e “interesave jetike kombëtare të popullit serb” në Kosovë.
Është paralajmëruar të jetë si një prokurori për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimin e pronës, rrezikimin e integritetit trupor dhe dinjitetit të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.
Kjo masë është shpallur krahas një sërë stimujsh financiarë për serbët e Kosovës dhe kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të saj dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Politologu Ognjen Gogiq njoftimin për prokurorinë për Kosovën e sheh si një nevojë për të balancuar masat e ndërmarra, të cilat i vlerëson kryesisht si financiare.
“Bëhet fjalë kryesisht për fuqizimin financiar të serbëve në Kosovë. Më duket se ishte e nevojshme që kjo të balancohej, që të tregojë se këto masa kanë disa dhëmbë, që mund të jenë edhe pak më të ashpra”, thotë ai.
Çfarë dihet deri tani?
“Duam të dimë përgjegjësinë e çdo personi që ushtron dhunë ndaj serbëve, ndaj pronës serbe”, tha kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, më 14 shtator pas një mbledhjeje të Qeverisë.
Ai tha se prokuroria speciale do të ndjekë penalisht të gjithë autorët e veprave penale të lidhura me atë që po ndodh në Kosovë.
Në atë mbledhje, Qeveria e Serbisë i urdhëroi ministritë që të nisin aktivitetet për zbatimin e masave për “mbrojtjen ligjore dhe socio-ekonomike të serbëve në Kosovë, si dhe të interesave kombëtare të Serbisë”.
Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke paraqitur një sërë masash për Kosovën, tha se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të “ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe” në Kosovë.
“Prokuroria do të ketë detyrë të veçantë për të hetuar dhe ndjekur veprat kriminale dhe të paligjshme të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë”, shtoi ai.
Sipas tij, kjo masë nuk do të zgjasë “përjetësisht,” por vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakorduara dhe të nënshkruara në Bruksel, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit.
Është paralajmëruar që ligji për organizimin e kompetencave të organeve të drejtësisë të Serbisë për territorin e Kosovës do të miratohet në Kuvendin e Serbisë brenda 45 ditësh.
Më shumë detaje se si do të zbatohet kjo masë nuk janë dhënë nga asnjë përfaqësues i lartë shtetëror i Serbisë. Nuk dihet pra, se ku do të jenë selitë e atyre institucioneve të drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it se si do të definohen prokuroria dhe dhomat e veçanta gjyqësore për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.
Efikasiteti i masës, i dyshimtë
Bogolub Milosavleviq, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se ideja është “popullore” në kuptimin që tregon se Serbia kujdeset për qytetarët e saj në Kosovë, të cilët janë të ekspozuar ndaj veprave të rënda kundër sigurisë.
Megjithatë, ai thekson se e gjithë kjo nuk duket të jetë efektive dhe nuk ka shumë kuptim ligjor.
Ai thekson se krijimi i prokurorisë dhe dhomave të veçanta gjyqësore të paralajmëruara nënkupton që ato të mund të gjykojnë në mënyrë efektive personat që janë në juridiksionin e tyre.
“Gjykimi i personave në mungesë nuk është një masë që në të drejtën penale dhe sistemin bashkëkohor të drejtësisë paraqet një zgjidhje të pranueshme”, thotë ai.
Në Serbi ekzistojnë tri prokurori të posaçme dhe tri dhoma gjyqësore për vepra të caktuara penale të një rëndësie të veçantë.
Këto janë krimet e luftës, krimi i organizuar dhe krimi i lartë teknologjik.
“Kur thuhet se po krijohen prokurori dhe dhoma gjyqësore të veçanta, kjo do të thotë që shteti po i kushton vëmendje të veçantë një lloji të caktuar veprash penale”, thotë Milosavleviq.
Cilat mund të jenë pasojat?
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlerëson se njoftimi i presidentit serb është për përdorim të brendshëm në Serbi.
Ai konsideron se njoftimi për krijimin e prokurorisë për Kosovën është në kundërshtim me kërkesën tjetër të Vuçiçit – që prokurorët dhe gjyqtarët serbë të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë.
“Për më tepër, një qasje e tillë është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e komunitetit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës”, thekson Miftaraj.
Miftaraj beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejonte një qasje të tillë.
Politologu Ognjen Gogiq vlerëson se masa për krijimin e prokurorisë për Kosovën mund të lidhet me aktakuzën e fundit kundër Millan Radoiçiqit dhe 45 personave të tjerë për rastin Banjska.
Gjithashtu e sheh si një përgjigje ndaj arrestimeve të serbëve në Kosovë, përfshirë ata të dyshuar për krime lufte, duke vlerësuar se tani të dyja palët do t’i përdorin më shumë sistemet e tyre gjyqësore.
Krijimin e prokurorisë së veçantë për Kosovën, Gogiq e sheh si një hap prapa në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Vendosja e kësaj mase do të nënkuptonte që po shkojmë drejt një konfrontimi në vend të një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve”, thotë ai.
Ai, gjithashtu, mendon se kjo masë ka për qëllim ta “frikësojë ose detyrojë palën kosovare të heqë dorë nga disa gjëra, pasi një numër i madh i qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve mbështeten te Serbia për transportin drejt Evropës Qendrore”.
Zyrtarët në Prishtinë nuk e kanë komentuar ende njoftimin e Beogradit për krijimin e prokurorisë dhe dhomave gjyqësore për vepra penale në Kosovë.
Por, për kërkesat e shprehura nga presidenti serb ata thanë se janë të papranueshme dhe pjesë e një “fushate agresive për konflikte të reja”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 13 shtator paraqiti disa masa dhe kërkesa, përfshirë atë që anëtarët e komunitetit serb të kthehen në institucionet që braktisën në nëntor të vitit 2022.
Ai, gjithashtu, kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri të Kosovës, ku aktualisht janë kryetarë shqiptarë, pasi serbët i bojkotuan zgjedhjet e fundit në këto katër komuna. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës