Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdekur”.
Vuçiq deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.
“Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato [konfliktet e ngrira], çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe përfundojnë me qindra e qindra të vdekur. Kjo neve nuk na duhet”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Vuçiq, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
“Pozicioni ynë bazohet në respektimin e ligjit publik ndërkombëtar dhe bazave të forta ligjore dhe pozicioni ynë nuk është i lehtë dhe nuk është sekret për askënd në Serbi. Është e qartë se kemi një qëndrim ndryshe ndaj Kosovës, krahasuar me 22 shtete anëtare të BE-së”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se duhet të shkohet me një veprim të madh të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për anëtarësimin në bllok të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Kur shihni numrin e popullatës që e kanë këto vende mbi 10 milion banorë, kjo nuk paraqet ndonjë sfidë për Evropën sikur që do të ishte anëtarësimi i Turqisë e cila negocion tash e 50 vjet. Duket se disa çështje që janë bilaterale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zgjidheshin më lehtë apo do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”.
Sipas kryetarit slloven, kjo është një çështje gjeostrategjike dhe se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të kenë qëndrim të qartë mbi këtë.
Te integrimet evropiane, pak a shumë Borut Pahor u pajtua me homologun serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Presidenti slloven mbetet te qëndrimi se s’ka ndryshim të kufijve në Ballkan.
“Më së gjati me Vuçiqin, ne biseduam për këtë çështje. E kuptoj se pas tragjedive të viteve 90 që kanë ndodhur në rajon ka ardhur deri te formimi i kufijve të rinj me shpresën që pas kësaj do të zotërojë paqja, stabiliteti dhe perspektiva euro-atlantike për ata që duan këtë. Në këtë kam menduar kur kam thënë se nuk besoj që është i mundur ndryshimi paqësor i kufijve. Ndoshta kështu do të niste, por jam i sigurt se nuk do përfundonte njëjtë”.
Borut Pahor të hënën e 17 majit është nikoqir i liderëve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë e Serbisë në Samitin e Brdos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi