Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar largimin e barrikadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe tërheqjen e forcave të Njësisë Speciale të Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat. Ai gjithashtu tha se nuk beson se do të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, sepse thotë se “e di se me kë ka të bëjë Serbia”.
Vuçiq ka thënë se situata gjatë largimit të barrikadave ishte e tensionuar. “Kishte maltretime ndaj njerëzve tanë: ‘Hiqni një kamion, pastaj hiqeni të gjithë deri në fund’. Ju e keni parë entuziazmin e njerëzve tanë kur forcat e tyre [Njësia Speciale] u larguan nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiq për TV Prva.
Duke folur për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës nga Brukseli, me të cilën u tejkalua gjendja e krijuar nga aplikimi i reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, Vuçiq tha se nuk ka marrëveshje të lehta dhe “asgjë të lehtë për Serbinë”, transmeton Telegrafi.
Ai deklaroi se Serbia në fakt nuk ka prani në Kosovë që nga viti 1999.
“Që atëherë, ne kemi luftuar për të mbajtur hundët, nëse jo gojën, mbi ujë. Për të ruajtur sigurinë për njerëzit tanë në Kosovë. Po luftojmë në kushtet në të cilat e gjithë hemisfera perëndimore po bën presion për të dorëzuar atë që ka mbetur nga hunda jonë”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se serbët në Kosovë nuk e duan KFOR -in “për shkak të agresionit të NATO -s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999”, por shtoi se NATO dhe KFOR janë e vetmja mbrojtje e vërtetë atje, “për fat të keq, kishte edhe rusë, por ata u tërhoqën, dhe NATO mbeti”.
Ai vuri në dukje se nuk beson se do të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, “sepse e di se me kë ka të bëjë Serbia”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë