Komenti i presidentit Aleksandar Vuçiq këtë javë, se Serbia nuk ka guximin të ndryshojë kushtetutën ka ringjallur spekulimet për kërkesat jozyrtare nga shtetet e BE-së që Beogradi ta heqë preambulën kushtetuese që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë.
Vladimir Medjak nga Lëvizja Europiane në Serbi tha për BIRN se e vetmja iniciativë e tanishme për të ndryshuar kushtetutën lidhet me reformën e gjyqësorit, një ndryshim që është i domosdoshëm si pjesë e procesit të pranimit të Serbisë në BE.
“Nuk jam i sigurt se për çfarë mungese forcë po flasim këtu, kur kemi një shumicë në qeveri që e mbështet Vuçiqin. Nëse propozimi do të ishte i mirë, unë besoj se një pjesë e mirë e opozitës do të votonte për të gjithashtu”, tha Medjak.
Medjak shpjegoi se ndryshimet kushtetuese mbi reformën e gjyqësorit duhet të miratohen deri në fund të vitit aktual, që do të thotë se Serbia tashmë është prapa me planin.
Skenari tjetër ai i ndryshimeve lidhur me Kosovën sipas Medjak do i shtynte edhe më tutje ndryshimet pasi një debat publik për Kosovën, i cili u njoftua kohët e fundit nga Vuçiq, nuk do të përfundojë në kohë.
Medjak thotë se preambula kushtetuese gjithashtu mund të ndryshohet, nëse është e nevojshme, në përfundim të negociatave të Serbisë me BE-në, në të njëjtën kohë kur Beogradi miraton të ashtuquajturën, klauzola e integrimit, e cila mundëson që institucionet e BE-së të miratojnë rregullore që do të zbatohen në Serbi .
“Tani për tani kemi detyrimin e reformës gjyqësore dhe klauzolën e integrimit në fund [të procesit të pranimit]”, tha ai.
Zërat e pakonfirmuar kanë qarkulluar që kur Serbia filloi procesin e pranimit në BE, që disa vende evropiane po bëjnë presion mbi Beogradin që të heqë dorë nga angazhimi i tij kushtetues për kontrollin mbi Kosovën.
Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizim tha për BIRN se ai beson se thirrja e fundit e Vuçiq për “dialogun publik” për Kosovën do të thotë se ai nuk mund të bëjë një ndryshim kaq të diskutueshëm në politikë.
“Nëse parlamenti do të votonte për ndryshimet, Vuçiq mund të jetë në gjendje të arrijë shumicën me opozitën liberale, por [ndryshimet kushtetuese] gjithashtu i nënshtrohen një referendumi”, tha ai.
Popov është i bindur se çdo ndryshim kushtetues që përfshin largimin e preambulës për Kosovën do të refuzohet nga shumica e votuesve serbë.
“Ai [Vuçiq] është në udhëkryq. Nëse ai po shkon pas ndryshimit kushtetues [për Kosovën], tani nuk ka asnjë shans që të mund ta arrijë këtë”, tha Popov.
Ndryshimet në kushtetutë propozohen nga qeveria, pas së cilës ato duhet të miratohen nga një shumicë prej dy të tretash në parlament, ose 167 deputetë. Koalicioni qeverisës i kontrolluar nga Vuçiq ka 160 vende.
Pas kësaj, duhet të ketë një referendum në të cilin 50 për qind, plus një votues duhet të hedhin fletëvotimet në favor të ndryshimeve, në mënyrë që ato të miratohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova