LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Kam frikë se viti 2024 do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira në Republikën Srpska dhe Kosovë

Vuçiq: Kam frikë se viti 2024 do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira në Republikën Srpska dhe Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se viti i ardhshëm 2024 do të jetë më i vështiri në historinë moderne të Serbisë, duke thënë se i frikësohet trazirave të mundshme në Republikën Srpska dhe Kosovë.

“Kam frikë se ky vit do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se ai i mëparshmi, duke përfshirë edhe këtë, e kam fjalën për çdo lloj kërcënimi në Republikën Srpska, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të rajonit”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Vuçiq, duke arsyetuar këtë vlerësim, deklaroi se zgjedhjet po mbahen në Tajvan në janar, në fund të vitit 2024 në SHBA, dhe këto zgjedhje, së bashku me atë ruse, ndoshta ukrainase, “do të paraqesin një mundësi për ndryshime ose një vendosje të re vlerash në nivel global politik”.


Sipas tij, këto ndryshime do të ndodhin në epokën e rrjeteve sociale, kur më e rëndësishmja është bërë adhurimi i opinioni apo fitimi i pëlqimeve, dhe për këtë arsye ai ka frikë se viti 2024 do të jetë “shumë më i keq për botën”.

Në këtë kontekst, ai shpjegoi se kishte dilema se si të drejtohej politika shtetërore dhe kombëtare, por edhe se blerja e kohës në përpjekjen e pamundur për të arritur një kompromis është “më mirë se të heqësh dorë nga ajo që nuk mund të heqësh dorë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë

"Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë": Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori