LAJMI I FUNDIT:

​Vuçiq: Është e mundshme marrëveshja për çështje të rëndësishme

​Vuçiq: Është e mundshme marrëveshja për çështje të rëndësishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, në prag të vizitës në Uashington, se ai beson se do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për çështje të rëndësishme për Beogradin dhe Prishtinën.

“Ne duam të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e Brukselit, por ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme ekonomike”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled, ku ai mori pjesë në panelin e Forumit Strategjik me temë “Evropa pas Brexit dhe COVID-19”.

Vuçiq tha se pas 7 shtatorit, pret intensifikim dhe dinamizim të negociatave dhe se ‘ato do të jenë në Bruksel sa më shpesh të jetë e mundur’.


“Besoj se është e mundur të arrihet marrëveshje për çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Kosovën”, tha Vuçiq përpara takimeve midis udhëheqësve të Beogradit dhe Prishtinës, në Uashington më 4 shtator dhe tri ditë më vonë në Bruksel. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori