LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Çfarëdo konflikti na kthen mbrapa 100 vjet

Vuçiq: Çfarëdo konflikti na kthen mbrapa 100 vjet

Çdo konflikt do ta sillte rajonin njëqind vjet mbrapa, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç sot në Mostar gjatë një takimi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

Vuçiq dhe Borisov diskutuan për Samitin e ardhshëm në Sofje më 17 maj, ku Spanja ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Presidenti serb theksoi se është e rëndësishme të bëhet gjithçka e mundur për nxitjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.


Edhe pse Bullgaria theksoi se samiti në Sofje nuk do të jetë një samit i përkushtuar për “zgjerimin”, por edhe për “perspektivën evropiane, zhvillimin dhe bashkëpunimin me rajonin”, Madridi e kushtëzoi praninë e tij me mos përmendjen e Kosovës si pjesëmarrës në samit, por vetëm me emërimin dhe “praninë e shkurtuar” të përfaqësuesve të Prishtinës.

Ndërkohë, Presidenca bullgare përsëriti se puna mbi organizimin e samitit është ende në vazhdim dhe se parimi i neutralitetit të statusit të Kosovës do të respektohet. /kp/Telegrafi/