LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq buzë lumit me Ramën në Beograd: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Vuçiq buzë lumit me Ramën në Beograd: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon të qëndrojë në Beograd. Mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë shqiptare është duke shijuar momente relaksi buzë lumit Sava, bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka publikuar një foto me Ramën në rrjetin social Instagram, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.

“Krenar për ‘Beogradin në ujë’ dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiq.


Rama po qëndron në Beograd, ku po mbahet samiti i radhës të “Ballkanit të Hapur” e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fjalimin e tij, Rama ka thënë se zgjidhja e lëvizjes së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë me karta identiteti është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

“Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër, dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjidhja e Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, nëse Kosova do ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, nuk do kishte nevojë për gjithë ato tensione.

“Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediat tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovës”.

Gjithashtu, Rama ka deklaruar se “Ballkani i Hapur”, i tejkalon barrierat ekonomike e politike, sipas tij, kjo iniciativë është “një projekt paqeje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori