Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një intervistë për “Dnevni Avaz” pas marrëveshjes së nënshkruar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Uashington dhe një takimi në Bruksel me zyrtarë të BE.
Gjatë intervistës, shkruan mediumi boshnjak, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka folur në lidhje me detajet e marrëveshjes, pasojat në rajon, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, sulmet e opozitës dhe reagimet nga Rusia, pastaj për ngjarjet në Mal të Zi.
Ai tha se “nuk i shkoi në mendje që për shkak të karriges” në të cilën ai ishte ulur në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, të cilën shumë e komentuan, ai të largohej nga takimi me Trump.
“Imagjinoni presidentin e ndonjë prej vendeve tona të vogla në rajon që të ketë një shans për të hyrë në Zyrën Ovale, për të biseduar vetëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe që kur t’i vendosin një karrige, ai të thotë: Më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige, do ta shkelmoj tani,… Sigurisht që nuk më shkoi në mendje”.
“Unë veprova me përgjegjësi, u solla me edukatë dhe pata nderin dhe mundësinë për të pasur një bisedë të shkëlqyeshme me Donald Trump. Unë gjithmonë do ta përsëris, sepse është detyrimi im të bëj gjithçka që mundem për vendin tim, për Serbinë. Dhe u përpoqa të bëja që gjithçka që ne propozuam të ishte në interes jo vetëm të Serbisë por edhe të gjithë të tjerëve në rajon”, ka thënë ndër tjerash në intervistën e tij, Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë