LAJMI I FUNDIT:

Vuajtja për ish- të dashurin ju ndihmon të humbni peshë

Vuajtja për ish- të dashurin ju ndihmon të humbni peshë

Ja një fakt interesant: mesatarisht një person i derdhë rreth 60 litra lot gjatë jetës, sipas shkencëtarëve.

Sidoqoftë, duket se një pjesë e madhe e njerëzve preferojnë që shpeshherë t’i mbajnë emocionet brenda dhe ndonjëherë ju vjen turp nga to, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë nëse ju themi se vuajtja emocionale është një mënyrë tjetër për t’ju ndaluar së shtuari peshë?


Është e vërtetë se shumica prej jush nuk e besoni se mund të humbni peshë duke i shprehur emocionet e brendshme përmes lotëve.

Në fakt, një pjesë e madhe e juve keni kaluar përmes ciklit të njohur: stresoheni pas ndarjes, hani më shumë dhe pas disa ditëve e kuptoni që xhinset e preferuara janë të ngushta dhe nuk ju bien tamam.

Por, shkencëtarët e tregojnë këtë më ndryshe. Fillimisht, duhet të keni parasysh se kortizoli, hormon i cili lirohet nga stresi, ndërlidhet me mbipeshën.

Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se lotët emocionalë përmbajnë hormone të caktuara të cilët e rritin nivelin e kortizolit. Këto hormone janë prolactini, leu-enkephalini dhe ACTH-ja. Të gjitha prodhohen kur jemi shumë nën presion.

Kështu, kur ne nuk i shtypim emocionet tona dhe qajmë, këto hormone lirohen dhe niveli i kortizolit pastaj zvogëlohet. Si rezultat i zvogëlimit të kortizolit, ne edhe humbim peshë, ose të paktën nuk shtojmë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!

Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!

Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin

Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin

Femra
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Kalo në kategori