Sipas njohësve të kësaj fushë, vrugu është njëra ndër sëmundjet më të përhapura dhe shumë e rrezikshme për hardhinë e rrushit, e cila paraqitet kryesisht në fazën e rritjes intensive, në fazën me delikate që është faza e lulëzimit deri tek mbyllja e kalaveshit.
Labinot Shulina, ekspert i mbrojtjes së bimëve, thotë se kjo sëmundje shfaqet për shkak të lagështisë. Ai shpjegon se vrugu shkakton dëme të mëdha ekonomike nëse nuk menaxhohet mirë, pasi që sulmon çdo pjesë të gjelbër të hardhisë duke filluar nga gjethet dhe vazhduar në lulëri. “Në Kosovë për muajin qershor kemi reshje dhe temperatura të mjaftueshme për zhvillimin e vrugut dhe sëmundja është paraqitur në shumë zona, kryesisht të ulëta ku mikroklima është shumë favorshme për zhvillimin e vrugut”, tha Shulina.
Sipas tij, vreshtarët duhet të bashkëpunojnë me specialistet e mbrojtjes së bimëve dhe të marrin rekomandimet e tyre se me cilat preparate duhet trajtuar në këto kushte të motit. “Ne u rekomandojmë që trajtimet të bëhen sa ma parë që është e mundur me këto lloje të fungicideve: Ridomil Gold Combi 45 WG 2 kg/ha,ose Ridomil Gold 68 MZ-WG 2.5-3 kg/ha ose Ridomil Plus 42.5 WP 4 kg/ha, dhe shumë preparate të tjera nga kompanitë e njohura si BAYER, DOWAGROSIENC,BAESF, etj”, thotë ekspertit i mbrojtjes së bimëve”, thotë ai.
E vreshtari Jahja Behluli nga Rahoveci, thotë se edhe në vreshtat e tij ka disa dëmtime nga bastra dhe faktorët e tjerë si pasojë e lagështisë. “Kam me vreshta një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh por këtë vit për shkak të shiut, i cili ka ra tash hardhinë rrushit po e dëmton bastra e nuk po kemi mundësi të hyjmë në vreshta për ta trajtuar si pasojë e lagështisë”, thotë ky fermer. Ai tregon se kanë marrë disa preparate adekuate nëpër barnatore bujqësore për të ndaluar dëmtimin e hardhisë.
Ndërkaq, në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se skemat e reja të subvencionimit për vreshtarët, tashmë kanë filluar të realizohen. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, është bërë ekzekutimi i këstit të parë të pagesave direkte në vlerë prej 942,285 euro për subvencionimin e 1,884.57 hektarëve me vreshta, ku përfitues janë 2328 vreshtarë të rajoneve të ndryshme të vendit. Ndërkaq, kësti i dytë, sipas tyre pritet të bëhet gjatë tremujorit të ardhshëm.
Vlera totale e pagesave direkte për vreshtarë në vitin 2014 arrin në rreth 1.3 milion euro.
Ndryshe, në gjithë territorin e Kosovës, vlerësohet se janë 4965 vreshtarë, të cilët e kultivojnë rrushin në një sipërfaqe prej 3217.45 hektarë, ku varietetet për prodhimin e verës kultivohen në një sipërfaqe prej 2538 hektarë, rrushi i tryezës në një sipërfaqe prej 677 hektarë dhe rrushi për tharje në një sipërfaqe prej 2.45 hektarë. /FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që nga viti 1979

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe