LAJMI I FUNDIT:

Vrasje aksidentale në Klinë: E vret nipin, teksa po luante me armë

Vrasje aksidentale në Klinë: E vret nipin, teksa po luante me armë

Një fëmijë në Grabanicë të Klinës ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Loja me armë është kthyer në tragjedi, kur djali i dajës ka qëlluar nipin (djalin e hallës) me armën e familjes. I mituri është dërguar në spital pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës. Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale.


“Mundem me konfirmu një vrasje aksidentale, në orën 10:22. Ne Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, fëmija i mitur ka arritur pa shenja jete”, tha Rugova për Gazetën Express.

Burimet njoftojnë se djali i dajës së viktimës (adoleshent në vitin e parë në shkollë të mesme),  duke luajtur me armë zjarri ka qëlluar aksidentalisht viktimën, i cili ishte nxënës i klasës së pestë.

Mësohet se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deçanit.

Ai ishte me nënën e tij për t’u përshëndetur me dajët pasi që babi i tij po përgatiste letrat për bashkim familjar jashtë Kosovës.

Policia po merret me rastin.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori