LAJMI I FUNDIT:

Vritet lideri i ISIS-it në Irak dhe Siri, Trump: Jeta e tij e mjerë ka mbaruar

Vritet lideri i ISIS-it në Irak dhe Siri, Trump: Jeta e tij e mjerë ka mbaruar

Udhëheqësi i Shtetit Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri është vrarë në Irak gjatë një operacioni të kryer nga anëtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Irakut me forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, njoftuan Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) dhe kryeministri irakian.

“Irakianët vazhdojnë të korrin fitore mbresëlënëse mbi forcat e errësirës dhe terrorizmit”, tha kryeministri Mohammed Shia al-Sudani.

Abdallah Maki Mosleh al-Rifai, i njohur gjithashtu si Abu Khadija, ishte “zëvendëskalifi” i grupit militant dhe u përshkrua si “një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak”.


Lajmin për vrasjen e tij e bëri të ditur vetë Donald Trump në Truth Social: “Sot, lideri i arratisur i ISIS në Irak u vra. Luftëtarët tanë trima punuan pa u lodhur për ta gjuajtur atë në bashkëpunim me qeverinë irakiane dhe qeverinë rajonale kurde. Jeta e tij e mjerë ka përfunduar, së bashku me një tjetër anëtar të ISIS. PAQE PËRMES FUQISË!”

CENTCOM njoftoi se Abu Khadija u vra në një “sulm ajror preciz” në provincën Al Anbar të Irakut, në një operacion që përfshinte forcat e inteligjencës irakiane dhe forcat amerikane të CENTCOM.

Një tjetër operativ i ISIS-it u vra gjithashtu në sulm, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se është publikuar edhe një video e sulmit ajror.

Pas sulmit, forcat amerikane dhe irakiane gjetën të dy trupat.

Identiteti i Abu Khadija u konfirmua përmes testit të ADN-së, bazuar në mostrat e mbledhura gjatë një bastisjeje të mëparshme nga e cila ai arriti të arratisej.

“Abu Khadija ishte një nga anëtarët më të rëndësishëm të ISIS në të gjithë organizatën globale”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandant i CENTCOM.

“Ne do të vazhdojmë të eliminojmë terroristët dhe të përçajmë organizatat e tyre që kërcënojnë atdheun tonë dhe personelin e SHBA-së, aleatët dhe partnerët në rajon dhe më gjerë”, shtoi ai.

Ndryshe, njoftimi për vrasjen e liderit të ISIS erdhi në të njëjtën ditë kur kryediplomati i Sirisë vizitoi Irakun për herë të parë, me të dy vendet që u zotuan të luftojnë së bashku Shtetin Islamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

Raportohet për të vdekur, momenti kur aeroplani ‘bie me hundë në det’ vetëm pak metra larg turistëve në Tajlandë

"Astrologu i TikTok-ut" arrestohet për parashikimin e një tërmeti të ri në Mianmar

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet për disa të lënduar – pamjet tregojnë ndërtesa të shumta të dëmtuara

Ekuadori goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet për disa të lënduar – pamjet tregojnë ndërtesa të shumta të dëmtuara

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Shpërthime dhe të shtëna - pamje të risjella të ‘atentateve ndaj krerëve të lartë rusë’ që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Shpërthime dhe të shtëna - pamje të risjella të ‘atentateve ndaj krerëve të lartë rusë’ që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Kalo në kategori