Ajo dhe ish-burri i saj, Henry Berry, janë vrarë nga hajnat e armatosur në rrugën ndërmjet Puerto Cabello dhe Valencia në Venezuela.

“Kjo është një humbje e madhe për ne. Ajo ishte shumë karizmatike, një vajzë shumë e mirë, një nënë shumë e mirë dhe e donte Venezuelën”, ka thënë babai i saj, Rafael.


Monica, e cila kishte studiuar artin në Florida dhe në vitin 2004 është diplomuar, ka qenë edhe aktore e telenovelave.

Polica ka njoftuar se vajza pesëvjeçare e Spear, Maya, i ka mbijetuar sulmit, por një plumb e ka plagosur në këmbë.

Monica Spear jetonte në Miami, ndërsa po qëndronte për pushime në vendlindjen e saj, ku edhe humbi jetën. Ajo ishte 29 vjeçare. /Telegrafi/