LAJMI I FUNDIT:

Vritet 20-vjeçari në Tiranë, kapet një nga autorët

Vritet 20-vjeçari në Tiranë, kapet një nga autorët
Foto: Ilustrim

Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e njërit prej autorëve të vrasjes së 20-vjeçarit S.T., në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë shkollës “Partizani” në Tiranë.

Mësohet se policia ka mundur të arrestojë 18-vjeçarin E.M., ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij.

20-vjeçari  u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.


Njoftimi i policisë:

Dy 18-vjeçarë kanë vrarë një 20-vjeçar mëngjesin e së martës me thikë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, rreth orës 00:35 kur shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç kanë plagosur me thikë shtetasin A. T., 20 vjeç pas një konflikti për motive banale.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori