LAJMI I FUNDIT:

Vrau të birin me çekiç, në gjendje të rënduar psikologjike i moshuari në Pogradec

Vrau të birin me çekiç, në gjendje të rënduar psikologjike i moshuari në Pogradec

Shefki Bylykbashi, i cili i mori jetën të birit, Hamdi Bylykbashi, është lënë në burg nga gjykata.

Mësohet se autori i ngjarjes, në gjykatë, ka treguar se prej kohësh i biri e dhunonte pasi vinte i alkoolizuar.

“Ditën e ngjarjes deshi të më hidhte në pus. Nuk mendova më dhe reagova,” mësohet të jetë shprehur ai.


Sipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur sa i përket klientit të tij, duke nënkuptuar që i moshuari e kreu aktin ekstrem për vetëmbrojtje, raporton A2 CNN.

Gjithnjë sipas avokatit, viktima Shyqyri Bylykbashi, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe për këtë kishte filluar të trajtohen në një klinikë shëndetësore.

Nga ana tjetër ai sqaroi edhe rrethanat e ditës së ngjarjes, ditë kur 50-vjeçari në gjendje të rënduar nga alkooli ka debatuar fort me të atin, madje ka shkuar deri atje sa tentoi ta hidhte në pusin që ndodhej në oborrin para banesës.

Në kushte të tilla 77-vjeçari ka marrë në dorë një çekan që ndodhej në vendngjarje duke qëlluar për vetëmbrojtje.

Ndërkohë, nga pamjet e siguruara nga salla e gjyqit, 77-vjeçari duket në gjendje të rënduar psikologjike.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi disa ditë më parë në fshatin Zvezdë. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi u dërgua në spital pasditen e së premtes dhe mjekëve iu tha se ishte rrëzuar pasi ndodhej në gjendje të dehur.

Megjithatë, ngjarja ka qenë krejtësisht ndryshe, sipas policisë.

“Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr. Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekan që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës”, njoftoi policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

Lajme
Qetësi e brishtë në veri të Kosovës, policia vazhdon mbledhjen e dëshmive në ndërtesat ku funksiononin komunat paralele

Qetësi e brishtë në veri të Kosovës, policia vazhdon mbledhjen e dëshmive në ndërtesat ku funksiononin komunat paralele

Blinera Mehmeti
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
U arrestua për lidhje me Mossad-in, Koci: Rexhepi po mbahet në burgun e Sigurisë së Lartë në afërsi të Stambollit

U arrestua për lidhje me Mossad-in, Koci: Rexhepi po mbahet në burgun e Sigurisë së Lartë në afërsi të Stambollit

Jehona Hulaj
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme
Mbyllja e komunave paralele – policia pritet të intervistojë pesë persona të dyshuar

Mbyllja e komunave paralele – policia pritet të intervistojë pesë persona të dyshuar

Lajme
Kalo në kategori