LAJMI I FUNDIT:

Vrau 47-vjeçarin për hakmarrje, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit në Gjakovë

Vrau 47-vjeçarin për hakmarrje, ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.LL., për shkak të veprës penale “Vrasje”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri D.LL., me dt.12.07.2003, rreth orës 09:00, në fshatin Raçë, Komuna Gjakovë, në afërsi të dyqanit “V…”, me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë.

“Në atë mënyrë që për shkak të vrasjes së babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N., ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan “V…”, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani prej një afërsie shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”,


I pandehuri nga koha e kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë në arrati.

I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori