Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania se ngjarja e Shkodrës ku mbetën të vrarë katër persona është në prag të zbardhjes. Ai tha se ka informacione se viktimat, Hamzi Lici dhe Arlind Bushati janë ndjekur që nga Mali i Zi.
Sipas tij, autorët tashmë mund të jenë arratisur, por tashmë policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes dhe ka emra konkret për ata që mund të jenë autorët. Megjithatë Karamuço tha se ka një frikë dhe intimidim nga policia e Shkodrës e cila tashmë është vënë re edhe nga qytetarët.
“Mund t’ju them se kjo ngjarje është në prag të zbardhjes. Nuk mund të them që jemi në prag të arrestimit të autorëve, sepse autorët edhe mund të jenë larguar. Janë gjetur shumë prova.
E para janë gjetur prova në kufi, ku tashmë do të provohet edhe nga deklaratat që do të japë në vijim Policia e Shtetit që viktimat janë ndjekur që nga territori i Malit të Zi në hyrje të territorit Shqiptar dhe më pas janë mbikëqyrur për aktivitetin që kanë pasur në Shkodër deri në kryerjen e atentatit. Madje dihet për autorët edhe dy apo tre shtëpi deri sa janë vendosur për të kryer atentatin.
Këto shtëpi mund të lidhen edhe me persona konkret që mund të akuzohen si personat që kanë kryer atentatin. Ka një frikë dhe intimidim nga ana e policisë në qytetin e Shkodrës ku bëhet me dije se krahas atyre që janë në kërkim, janë edhe katër urdhra ndalimi që mbahen në sirtar nga policia e Shkodrës për katër persona konkret të dyshuar si autorë të kësaj masakre.
Kjo frikë është vënë re edhe nga qytetarët. Policia ka emra konkret, por edhe sikur ti dija nuk do i thoja. Di të them që në javën në vijim do ketë një reformë të thellë në nivelin drejtues të policisë së qarkut të Shkodrës të cilët detyrë do kenë rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike në atë qytet”,-tha Karamuço.
Kujtojmë se atentati i ndodhur në Dobraç të Shkodrës pasditen e 30 tetorit 2024 rezultoi me 4 viktima. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por përveç tyre humbën jetën edhe dy kalimtarë të rastësishëm burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë