Derisa ende nuk dihen motivet as autori i vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, Kosova gjatë këtij viti është tronditur edhe nga krime të tjera të rënda.
Kanë kaluar 10 ditë nga ngjarja tragjike në Gllogjan kur një person vrau tre persona, dy prej tyre nxënës, duke shtënë me armë zjarri në autobusin po transportonte nxënësit në shtëpi.
Deri më tani nuk ka të arrestuar dhe as ndonjë dyshim pse ka ndodhur vrasja.
Shoqëria civile dhe opozita kanë drejtuar kritika ndaj institucioneve të sigurisë për mos zbardhjen e rastit, derisa sipas tyre është dashur të kërkohet edhe ndihmë nga shërbimet e shteteve mike.
Gjatë ditës avokati avokati Arianit Koci ka shkruar se zbulimi i krimit të kryer në Gllogjan të Deçanit një javë më parë duhet të jetë prioritet shtetëror.
“Ky krim duhet patjetër të zbulohet. Sa më shpejtë. Kriminelëve duhet t’u dërgohet porosi, se askush nuk mund të kryej krime të tilla në Kosovë, pa u zbuluar dhe dënuar ashpër. Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera. Zbulimi i këtij krimi, duhet të jetë prioritet shtetëror”, ka shkruar tutje ai, përcjell Telegrafi.
Vrasja në Gllogjan nuk ishte e vetmja që tronditi Kosovën gjatë këtij viti.
Rajoni i Dukagjinit u trondit edhe nga një tjetër vrasje në shtator.
Në Pejë ndodhi një vrasje e dyfishtë. Në këtë qytet pas të shtënave me armë zjarri të vrarë mbeten kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i këtij të fundit.
Në gusht të këtij viti në Ferizaj ndodhi një krim tronditës.
18-vjeçarja Margona Osmani u soll pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt.
Ajo dyshohet se vdiq si pasojë e torturave fizike që për dy ditë ia kishte shkaktuar personi që po bashkëjetonte me të, Dardan Krivaqa, që tashmë është në paraburgim.
Por as muaji mars nuk ishte i qetë sa u përket krimeve të rënda në Kosovë.
Me 13 mars në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Emshir” të Prishtinës u gjenden pa shenja jete një grua 44-vjeçare dhe një mashkull po ashtu 44-vjeçar.
Bëhet fjalë për një vrasje nga ish-bashkëshorti, që vrau gruan dhe më pas veten.
Natën e Vitit të Ri një vrasje tejet e rëndë ndodhi në Pozhoran të Vitisë.
Atje për familjen Zuka pushimet u kthyen në tragjedi. Kryefamiljari dyshohet se vrau gruan dhe dy djemtë e më pas edhe veten.
Familja kishte ardhur për pushime nga Zvicra./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe