Një person ka mbetur i vdekur në vend pas një sulmi me thikë në Shkodër, në fshatin Guci e re, gjatë një konflikti.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar viktimën dhe autorin dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me këtë rast dhe në minutat në vijim pritet të qartësohet situata.