LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë në Viti

Vrasje në tentativë në Viti

Një vrasje në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Viti.

Policia e Kosovës bën të ditur se për shkak të një mosmarrëveshje rreth një konteksti pronësor, një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe në femër kosovare. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gaz”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet për 48 orë në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:50. /Telegrafi/