Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje të rëndë në tentativë, ku një person i moshës së mitur ka goditur babanë e tij me sëpatë.

Rasti ka ndodhur të premten në Gjilan, në ora 19:30.


“Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës së mitur. Viktima pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur.

Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja.

Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/