LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e dyfishtë në një restorant në Kentucky

Vrasje e dyfishtë në një restorant në Kentucky

Dy burra u vranë dhe një u arrestua pas të shtënave në një restorant të frekuentuar në Kentucky.

Sipas policisë së qytetit të Luzville, 21-vjeçari Carson Reitz u arrestua dhe u akuzua për vrasje të dyfishtë pas të shtënave me armë zjarri në restorantin “Rusters” në autostradën Preston.

Sipas deklaratave nga vendi i ngjarjes, lokali ka pasur shumë vizitorë në momentin e të shtënave dhe policia ka thënë se pamjet e kamerave të sigurisë nga objekti tregojnë se Reitz ka qëlluar në dy persona.


Në deklaratë thuhet se Reitz ka pranuar para oficerëve të policisë se ka kryer një vrasje të dyfishtë ndërsa të lënduar të tjerë nuk ka pasur, raporton abcnews.

Policia ka identifikuar dy të vrarët nga të shtënat si 48-vjeçari Michael Miller nga Luzville, i cili vdiq në vend, dhe 51-vjeçari Bradley Cross nga Shepherdsville, i cili vdiq në spital.

Ndryshe, policia ka bërë të ditur se po heton motivet e këtij krimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori