Elton Çiça u ekzekutua mbrëmje ne së dielës në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” nga një person ende i paidentifikuar nga Policia.

Televizioni “News24” ka publikuar foton ku tregohet momenti i ekzekutimit të 36-vjeçarit në ambientet e një lokali në Tiranë.


Policia po merr në pyetje tre personat që ndodheshin në shoqërinë e viktimës

Vrasësi është një person rreth 40 vjeç i veshur sportiv, ka pasur në kokë kapele me strehë, gjë e cila ka fshehur portretin e tij.

Vrasje e tipit mafioz, pasi ekzekutimi është kryer me gjakftohtësi në lokal të monitoruar me kamera dhe kur brenda ndodheshin shumë njerëz. /Panorama/


Momenti i vrasjes ne ish-Bllok by gazeta-panorama