LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Tiranë, arrestohet bija e të dyshuarit

Vrasja në Tiranë, arrestohet bija e të dyshuarit

Pak orë pas ekzekutimit të bashkëshortit nga i ati pranë gjykatës, ku do zhvillonin seancën e divorcit, u arrestua edhe e bija e autorit të vrasjes, Dhurata Saliaj.

33-vjeçarja akuzohet si bashkëpunëtore e babait të saj, Mexhit Picari, që vrau Kudret Saliajn në sy të djalit, i cili pas gjysmë orë do të paraqitej në seancë dhe do të zgjidhte se me cilin prind do të jetonte pas ndarjes. Ajo ndodhej në tavolinë me të atin deri pak minuta para se të shkrepte armën, me të cilën plagosi dhe avokatin e viktimës Adriatik Cama.

Mësohet se para krimit, ajo është afruar t’i flasë të birit, por djali e ka refuzuar ndërsa raportohet se viktima e ka ofenduar.


Ngjarje e rëndë në Tiranë, vjehrri vret ish-dhëndrin, plagos edhe ish-prokurorin
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Tiranë, vjehrri vret ish-dhëndrin, plagos edhe ish-prokurorin

Ndaj babë e bijë, rëndon akuza për “Vrasje të funksionarëve publikë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” etj. Kudret Saliaj, babai i 3 fëmijëve kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga ish-vjehrri, me këmbënguljen se i rrezikohej jeta prej tij, për shkak të divorcit nga vajza e tij, Dhurata Saliaj.

Por edhe ish-vjehrri qe e vrau atë, kishte kërkuar urdhër me të njëjtin pretendim. Sherri mes dy burrave nisi për shkak të gruas me të cilën po ndahej Kudret Saliaj, e cila mbas shumë vitesh martesë, u denoncua prej tij dhe fëmijëve dhe u dënua për dhunë në familje. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori