LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në “Bon Viant”, pas shikimit të video-incizimeve, avokati thotë se Andi Pajaziti veproi në vetëmbrojtje

Vrasja në “Bon Viant”, pas shikimit të video-incizimeve, avokati thotë se Andi Pajaziti veproi në vetëmbrojtje

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Andi Pajazitit, Florent Latifaj, ka deklaruar se klienti i tij kishte vepruar në vetëmbrojtje gjatë incidentit që çoi në vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, më 4 gusht 2023.

Këtë deklaratë, Latifaj e bëri të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku vazhdoi administrimi i provave materiale, përfshirë video-incizimet e momentit të ngjarjes.

Latifaj pas shikimit të video-incizimeve, ka thënë se edhe një herë u vërtetua ajo çfarë ka thënë nga fillimi se veprimet e të mbrojturit të tij kishin të bënin me vetëmbrojtjeje.


Fillimisht në këtë seancë me pajtimin edhe të prokurores së rastit Bukurije Gjonbalaj, është bërë leximi i deklaratës së dhënë në Polici për të dëmtuaren Ardita Alija.

Ndërsa për të dëmtuarin Ndue Nikqi, prokurorja Gjonbalaj deklaroi se për të njëjtin është një situatë tjetër pasi që për të kjo prokurori nuk ka adresë të saktë përveç informatës se i njëjti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, andaj prokurorja propozoi që edhe deklarata e dhënë në Polici nga i dëmtuari Nikqi të lexohet nga kjo gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i rastit, Eroll Gashi, ndërpreu seancën e sotme pasi që kishte arritur koha e përfundimit të orarit të punës të kësaj gjykate, ndërsa seancën e radhës e caktoi për një datë tjetër.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

Administrohen provat materiale në gjykimin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”
Lexo po ashtu Administrohen provat materiale në gjykimin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”

Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori