Telegrafi

Vrasja e policit të Kosovës dhe UNMIK-ut në vitin 2004, ish-zëdhënësi i Policisë rrëfen se çka u gjet në vendin e ngjarjes

Refki Morina, kolonel i pensionuar i Policisë së Kosovës, ka shpalosur detaje se çka është gjetur në vendin e vrasjes së policit të Kosovës dhe të UNMIK-ut më 23 mars të 2004-ës.

Morina theksoi se gjurmët që gjenden në vendin e krimit janë ato që flet, dhe Gjykata vendos pastaj. Morina tha se te trazirat e marsit të 2004-ës janë gjetur prova materiale qoftë plumba, gëzhoja, armë në vetura të tyre si dhe gjak e viktima.

“ Prova materiale janë ato që Gjykata vendos. Gjurma në vendin e ngjarjes është ajo që flet. Ajo nuk do të thotë se predha flet me vendin e ngjarjes, por eksperti flet me predhën. Drejtimi i armës, gjurmët e gjakut, gjurmët e tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes, armët që janë gjetur në veturat e tyre. Ekzaminimet e armëve se kanë mundur të përdoren edhe në raste të tjera, në Pejë ose vende të tjera. Ekzaminimet e armëve janë përdorur në rastin në Lluzhan”, theksoi Morinanë emisionin “Mendje Kriminale” të RTV Dukagjini.

Morina tha se pas trazirave të marsit, ka pasur kontrolle të vazhdueshme nga UNMIK-u te personat e dyshuar që kanë rastisur në rrugë të ndryshme të vendit.

“Pas ngjarjeve të marsit, ka qenë një kontroll ku janë kontrolluar edhe pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës dhe të UNMIK-ut kanë bastisur persona të dyshuar”, theksoi Morina.

“Vetë fakti se 108 plumba të shkrepur, i bie që ata kanë qenë të armatosur. Atyre iu është gjetur arma. Dhe ata kanë pasur frikën se do të arrestohen. Agroni ka qenë i njohur edhe për UNMIK-un, edhe për Shërbimin Policor të Kosovës. Ata i kanë nxitur të jenë më të ashpër, më agresivë, sepse veturën e tyre ka pasur armë. Ka pasur edhe raste të tjera, ato armë kanë qenë edhe në raste të tjera. Ata kanë shtënë në uniform dhe ka qenë si nxitje e parë”, vijoi ai. /Dukagjini/