LAJMI I FUNDIT:

Të dielën seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Të dielën seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, personit me inicialet G.P, që dyshohet të jetë dorasi, si dhe të dyshuarin tjetër me iniciale K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, do të mbahet të dielën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda. 

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Po, nesër mbahet seanca gjyqësore në ora 09:30”, tha Gashi.


Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.

E Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh  njofton se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast”, thuhet në raport.

Sipas raportit policor me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, 30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur 30-vjeçaren.

Ndërsa, Naim Murseli bashkë me fëmijët kishin arritur që të largohen nga vetura.

Liridona, e cila ishte viktimë e kësaj tragjedie, u varros këtë të premte në Cërmjan të Gjakovës.

Por të premten u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i viktimës Naim Murseli dhe personi që dyshohet se ia mori jetën G.P (Granit Plava) dhe një tjetër i përfshirë në vrasje, që është pjesëtar i FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori