Në shqyrtimin fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Granit Plava zgjodhi të mbrohet në heshtje, Kushtrim Kokalla tha se nuk do të deklarohet rreth fajësisë, ndërsa i akuzuari tjetër Tom Dodaj u dënua me 5 vjet heqje lirie.
Krahas të akuzuarve dhe avokatëve të tyre, në seancën e sotme gjyqësore, e cila zgjati gati dy orë, ishin prezentë edhe familjarët e së ndjerës Liridona Ademaj.
Deklarimin rreth fajësisë katër të akuzuarit për vrasjen e Liridonës më 29 nëntor 2023 e bënë pasi u lexua aktakuza nga prokurorja e rastit, Javorka Prlinçeviq.
Naim Murseli derisa është pyetur nga gjyqtarja rreth fajësisë, tha se është plotësisht i pafajshëm.
“Plotësisht i pafajshëm”, deklaroi ai.
Në heshtje vendosi të mbrohet i akuzuari tjetër, i cili sipas aktakuzës është edhe dorasi, Granit Plava.
“Mbrohem në heshtje”, deklaroi Plava.
Ndërsa, i akuzuari tjetër Kushtrim Kokalla nuk u deklarua rreth fajësisë pa u konsultuar me avokatin e tij.
“Jo, siç e thash edhe njëherë, nuk dua të deklarohem pa u konsultuar me avokatin tim”, tha ai.
Ndërsa, Tom Dodaj prej të cilit ishte blerë arma me të cilën është vrarë Liridona Ademaj, e ka pranuar fajësinë dhe është shpallur fajtor për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”. Për këtë vepër penale gjykata Tom Dodaj e dënoi me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.
“Në mënyrë vullnetare deklarohem I fajshëm”, theksoi ai.
Prokurorja e rastit, Javorka Prlinçeviq tha se i akuzuari Naim Murseli për shkak të raporteve të çrregullta familjare dhe martesore me të ndjerën Liridona Ademaj e kishte planifikuar vrasjen e saj.
Më pas, sipas aktakuzës Naim Murseli planin e tij për vrasje ia kishte shpalosur Kushtrim Kokallës, dhe nga ai kishte kërkuar mënyra për ta realizuar planin e vrasjes.
Sipas aktakuzës Kokalla fillimisht e kishte refuzuar, por më pas e kishte njoftuar Murselin me Granit Plavën, dhe që të tre ishin dakorduar që Granit Plava të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naim Murseli të paguajë në formë kompensimi 30 mijë euro.
Aktakuza thotë se Naim Murseli më 29 nëntor 2023, e kishte siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00, po të njëjtën ditë nga Tom Dodaj në shumën prej 280 euro.
“I pandehuri Naim Murseli për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, i njëjti ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij. Pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë ‘Folksam’, në shumën prej 3,000,000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj. Pas çka Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro”, thuhet në aktakuzën e lexuar nga Prlinçeviq.
Ndërsa, i akuzuari, Granit Plava sipas aktakuzës më datën 29 nëntor 2023 kishte shtënë në drejtim të Liridona Ademajt dhe si pasojë ajo kishte mbetur e vrarë.
Aktakuza thotë po ashtu se bashkëshorti i Liridona Ademajt i cili e kishte planifikuar vrasjen e saj Naim Murseli e kishte mbajtur për krahun e dorës së djathtë të njërën derisa Plava e kishte qëlluar në kokë, saktësisht prapa veshit të djathtë.
“Më datën 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, lagjja Chelsi Point i pandehuri i parë Naim Murseli, me veturë të markës BMW me targa të suedeze MJB-556, në të cilën ka qenë tani e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6-vjeç, Dior dhe Dion Murseli, pas marrëveshjes paraprake, i ka dhënë shenjë me drita të veturës të pandehurit të dytë Granit Plavës, për çka ai befas ka dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli ka ndaluar dhe ka fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë… i pandehuri i dytë Granit Plava për kompensim në shumën prej 30 mijë euro, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, ka shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e qëllon në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, tha prokurorja.
Sipas aktakuzës, Kushtrim Kokalla akuzohet për bashkëkryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë“ pasi njoftoi Granit Plavën me Naim Murselin dhe u dakorduan që Granit Plava ta kryejë vrasjen.
Kokalla akuzohet edhe për moslajmërim të kryesve të veprës penale vrasje e rëndë.
“Edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së tani të ndjerës Liridona ka pasur njohuri që veprën penale e kanë kryer i pandehuri Naim Murseli, i cili këtë e ka pranuar derisa kanë qenë në dhomën e hotelit Swiss Diamond të njëjtën natë pas vrasjes së kryer dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i ka lajmëruar kryerësit e as veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes së të cilës ka marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, e të cilin rast organet kompetente fillimisht e kanë hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar më 1 dhjetor 2023”, tha Prlinçeviq.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë në vrasjen e Liridona Ademajt ishte i përfshirë edhe Tom Dodaj për shitjen e armës te Naim Murseli. Me këtë armë e cila ishte blerë në një shumë prej 280 eurosh sipas prokurores është vrarë Liridona Ademaj.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, gjatë seancës së sotme njoftoi të akuzuarit, Naim Murseli ,Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla se nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm.
Qysh në nisjen e seancës së sotme për vrasjen e Liridona Ademajt sërish për shkresat e lëndës shprehu pakënaqësi avokati i të akuzuarit Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj. Ai tha se CD-ja e dërguara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk i është hapur. Sipas tij edhe një pjesë e aktakuzës nuk është përkthyer nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe as nga gjuha suedeze po ashtu në gjuhën shqipe.
Sa i takon çështjes së CD-së, kryetarja e trupit gjykues kërkoi vlerësim nga IT e gjykatës dhe më pas u testua hapja e CD-së. Më pas, gjyqtarja konstatoi se materialet janë në rregull dhe se të njëjtat u janë dërguar palëve.
Për prishje të qetësisë dhe mos pajtim me sjelljes e gjykatëses ndaj avokatit, Dodaj, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku e dënoi me 500 euro gjobë mbrojtësin e Naim Murselit, Shemsedin Piraj.
Shqyrtimi fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt dështoi më 27 janar pasi mbrojtja e Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt deklaruan se nuk janë pajisur me shkresat e lëndës.
Për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar ngriti aktakuzë ndaj katër personave. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?