LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbardhet dëshmia, lihen në burg dy të arrestuarit

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbardhet dëshmia, lihen në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” per shtetasit Zyber Zagradi, kamerieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autoreve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Shtetasit Zyber Zagradi dhe Mario Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty. Avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.


Kamerieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur. “Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”.

Dyshohet se Zagradi dhe Pali ndihmuan vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku të largohen nga vendngjarja, pasi ekzekutuan me armë zjarri të rinjtë Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha të hënën në mbrëmje.

Dy pronarët e një hoteli në Velipojë, ishin në konflikt me njërin nga viktimat, Ersild Ishmin, që në datën 28 qershor, kur Ishmi kishte tentuar të godasë me armë kuzhinierin e restorantit.

Pronarët e hotelit kishin denoncuar Ishmin, i cili u arrestua nga policia në datën 17 korrik, fakt të cilin e ka pohuar pas kësaj ngjarje edhe drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës.

Por pas arrestimit, Ersild Ishmi lirohet nga gjykata me masën e sigurisë arrest shtëpie dhe me shumë gjasë, në thyerje të kësaj mase ai ka shkuar mbrëmjen së hënës sërish pranë hotelit të vëllezërve Frroku, së bashku me kuantin e tij, Arsid Hoxha për t’u sqaruar me vëllezërit Frroku.

Dëshmitarë në vendngjarje janë shprehur së përpara se të përdoreshin armët e zjarrit, mes vëllezërve Frroku dhe viktimave ka pasur përleshje fizike. Sakaq, policia e Shkodrës ka arrestuar dy punonjës të hotelit që administronin vëllezërit Frroku, si të dyshuar të implikuar në konflikt fizik para së të kryheshin vrasjet. Ndërsa vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje pritet të verifikohen edhe veprimet e prokurorisë si dhe vendimi i gjykatës së Shkodrës për masën e arrestit shtëpiak të dhënë për një nga viktimat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori