LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku ishte nxënës, përfshiu në debat Parlamentin.

Edhe pse mazhoranca u përpoq të heshte në seancë për këtë ngjarje të rëndë, ishte opozita që me ngulm kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit, duke e bërë përgjegjëse për mosreagimin e shkollës ndaj një konflikti të paralajmëruar që përfundoi në tragjedi.

Në mungesë të Ogerta Manastirliut e cila zgjodhi që të mos qëndrojë në Parlament, qeveria u mbrojt me Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.


Taulant Balla e përgjithësoi përgjegjësinë ndërsa shqetësimin e demokratëve e cilësoi jo të sinqertë.

Paketa e sigurisë në shkolla për demokraten Zhupa është vetëm një propagandë e qeverisë. Ndërsa Balla ftoi opozitën që të bëhen bashkë për të ashpërsuar masat që lidhen sigurinë në institucionet e arsimit.

Politika e shprehu në bllok nga foltorja e Parlamentit keqardhjen për humben e jetës së adoleshentit, por socialistëtët nuk arritën të bëhen bashkë me demokratët për të mbajtur një minutë heshtje për adoleshentin që humbi jetën, pas propozimit të opozitës.

14-vjeçari Martin Cani humbi jetën të hënën pasi u godit me thikë në zemër nga një tjetër nxënësi shkollës “Fan Noli”, pas një konflikti që kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale disa ditë më parë, për të kaluar më pas në konfrontim fizik në ambientet e shkollës dhe jashtë saj./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori